Ilir Hoxha

Ilir Hoxha MD është Specialist i Shëndetit Publik. Ai ka përfunduar Masterin në Menaxhim të Sistemeve Shëndetësore në London School of Hygiene and Tropical Medicine dhe Doktoraturën në Shëndetin Publik në Universitetin e Bernit. Ai është fitues i Fellowship Fulbright për punë hulumtuese në Institutin e Dartmouth për Politika Shëndetësore dhe Praktikë Klinike, New Hampshire, Shtetet e Bashkuara. Që nga viti 2002, Ilir është i përfshirë në punë të konsulencës dhe hulumtimeve që mbështesin proceset e politikave shëndetësore në Kosovë dhe më gjerë. Në vitin 2006, ai krijoi DI Consulting, për ofrimin e shërbimeve të konsulencës dhe zgjidhjeve në kujdesin shëndetësor. Që nga viti 2011, ai shërben si Këshilltar i Projektit për Solidar Suisse, në një projekt afatgjatë që faciliton pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile në proceset e politikave që lidhen me reformën kombëtare shëndetësore në Kosovë. Ndërmjet viteve 2010 deri 2014 ka shërbyer si këshilltar i jashtëm, në çështjet që lidhen me zbatimin e reformës së sigurimit shëndetësor, për Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi dhe Dr. Ferid Agani. Ilir është Asistent Profesor, në Departamentin e Komunitetit dhe Mjekësisë Familjare, Shkollën Geisel të Mjekësisë në Dartmouth dhe Profesor në Departamentin e Menaxhimit të Shëndetit të Kolegjit Heimerer në Prishtinë. Përveç kësaj, ai ka shërbyer si anëtar i bordit për Universitetin Amerikan në Kosovë, Qendrën për Hulumtime, Dokumentim dhe Publikim, Institutin për Studime të Avancuara GAP, Rrjetin Investigativ dhe Raportues të Ballkanit dhe Institutin e Studimeve Politike në Prishtinë. Aktualisht ai shërben si anëtar i bordit për Fondacionin e Kosovës Luksemburg dhe TOKA.