Dr. George Little

Dr. George Little është Profesor i Pediatrisë dhe i Gjinekologjisë & Obstetrikës në Shkollën Mjekësore të Dartmouthit dhe Qendrën Mjekësore Dartmouth-Hitchcock në SHBA ku ai është neonatolog. Ai ka shërbyer për më shumë se një dekadë si Profesor dhe Kryetar i Departamentit për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës. Përveq hulumtimit klinik, interesi tij fokusohet në politikën e shëndetit perinatal, zhvillimin dhe regjionalizimin e sistemeve shëndetësore, etikën riprodhuese dhe perinatale, familjet në neonatologjie dhe shëndetësinë ndërkombëtare. Ai është pjesëtar i Akademisë Amerikane të Pediatrisë dhe Shok-Nderi i Kolegjit Amerikan të Obstetrisë dhe Gjinekologjisë. Për më shumë, ai ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive dhe ka shërbyer në lidership dhe pozicione të larta këshilluese me një numër të madh të organizatave përfshirë NACHRI (Shoqata Kombëtare e Spitaleve të Fëmijëve dhe Institucionet e Ngjashme), NPIC (Qendra Kombëtare e Informacionit Perinatal), AHA (Asociacioni i Spitaleve Amerikane) dhe MOD (March of Dimes) si dhe agjensionet federale dhe ato të qeverisjes së shtetit. Ai është producent i filmit Ëndrrat dhe Dilemat (Dreams and Dilemmas) film ky fitues i kinemasë verite i fokusuar në përfshirjen e prindërve në vendim-marrjen e klinikës si dhe filma të tjerë. Ai është autor i disa publikimeve të shqyrtuara, monografe dhe kapituj. Tani, ai është anëtar i komitetit të planit të Akademisë Amerikane të Pediatrisë që Ndihmon Foshnjat të Marrin Frymë (HBB) dhe është ndërlidhës i Mbijeto dhe Lulëzo GDA. Ai është gjithashtu i përfshirë në përmirësimin e rezultateve të shtatzanisë në Kosovë dhe ka shërbyer si këshillues i Ministrisë së Shëndetësisë. Ai ka shërbyer në Agjensionin e SHBA për Zhvillimin Ndërkombëtar në Projektin për Mbijetimin e Fëmijëve në Egjipt dhe si këshilltar i Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi. Më herët në karrierën e tij, ai ka shërbyer në Trupat e Paqes (Peace Corps) si mjek në Nigeri dhe Malawi dhe pastaj si Zyrtar Mjekësor Regjional për Afrikë.