Albiona Beselica Beha

Albiona ka përfunduar master në menaxhim shëndetësor, pas diplomimit në Fakultetin e Infermierisë dhe Mamisë në Universitetin e Prishtinës. Albiona i është bashkuar Aksionit në fund të vitit 2014 pas punës së saj në mësimdhënie në Shkollën e Mesme Mjekësore “Dr. Ali Sokoli”, në Prishtinë. Albiona është trainerja dhe udhëheqësja e projektit të Qendrës së Burimeve Shëndetësore të Grave. Ajo është dikur lehtësuese e disiplinës pozitive në programin e prindërimit të përditshëm dhe autore e librit “Ditari i nënës – një udhëzues për hapat e prindërve”.