Dr. James C. Strickler

Ai ka përfunduar për mjekësinë interne dhe fiziologji në New York Hospital – Qendra Mjekësore Cornell në NYC. Nga 1954-1956 ka shërbyer si zyrtar mjekësor i pavarur jashtë bordit në USS Kenneth Whiting në Paqësorin Perëndimor. Nga 1958-59 ai ishte Shef Rezident Mjekësor në New York Hospital. Nga 1959-62 ai ishte kanditat post-doktoral në Departamentin e Fiziologjisë dhe nga 1962-67 shërbeu si Profesor Asistent në Mjekësi në Kolegjin e Mjekësisë Cornell. Në 1967 ai u transferua në Dartmouth si Dekan i Asociuar për Çështje Akademike për Planifikim, së bashku me Dekanin Carlton Chapman, tranzicioni nga programi bazik i shkencës së mjekësisë 2 vjet në kurikulumin MD të plotë. Ai shërberu si Dekan në Shkollën e Mjekësisë në Dartmouth nga 1973-81 dhe sponsoroi zhvillimin e Programit MD Brown-Dartmouth. Duke përcjellur rolin e dekanit, ai u kualifikua në gjeriatri dhe si anëtar i fakultetit te Shkollës Mjekësore të Dartmouthit, specializoi në kujdesin për të moshuarit deri në vitin 1996, kur u pensionua nga klinika praktike. Pas punës me refugjatët në Tajlandë më 1982, Dr. Strickler i’u bashkua Bordit të Komitetit të Shpëtimit Ndërkombëtar. Së bashku me Ambasadorin Winston Lord, ai bashkë-kryesoi Bordin e IRC-së në vitet 1999-2000 dhe tash është Kryetar Emeritus në IRC. Si anëtar i Bordit të IRC-së ai ka u bërë afro 35 vizita programeve të refugjatëve në Azi, Afrikë, Ballkan, Amerikë Qëndrore dhe Lindjen e Mesme. Ai gjithashtu shërbeu në Bordin e Drejtorëve të Këshillit Kombëtar për Shëndet Ndërkombëtar. Dr. Strickler vazhdon të japë mësim në shëndetin ndërkombëtar në Shkollën e Mjekësisë në Dartmouth dhe që nga viti 2000 ka kordinuar aktivitetet e Dartmouth në Kosovë, që përfshijnë një numër në vazhdimësi të programeve për këmbimin e studentëve me Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe 3 programe për shëndetësi të financuara nga USAID për përmirësimin e kujdesit primar, antenatal dhe perinatal në Kosovë. Dr.Strickler themeloi Fondacionin për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha në Kosovë dhe ishte anëtar themelues i Bordit të Drejtorëve. Ky fondacion, tashmë i shpërbërë, ka evoluar në organizaten jo-profitabile Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ku Dr. Strickler shërben si Kryetar Nderi. Interesi i tij 14 vjet për Kosovën, kohët e fundit, ka ndihmuar në ndërlidhje të reja akademike në mes të Dartmouthit dhe Universitetit Amerikan në Kosovë. Në 2012, Presidentja e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga i dha Dr. Strickler Medalen Nëna Tereze dhe në 2013, Shoqata Mediatike Shqiptaro-Amerikane e nderuan atë me Cmimin për Arritje në Karrierë për punën e tij humanitare në Kosovë.