Aksioni për Nëna dhe Fëmijë lanson platformën për donacione online
15.05.2017
Prishtinë, 15 maj 2017-
U bë lansimi zyrtar i platforms për pagesa online i cili mundëson dhënien e donacioneve duke filluar nga shuma 1 Euro perms ueb faqes së Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, shërbim ky I bërë I mundur nga ProCredit Bank në Kosovë.
ProCredit Bank ka bërë të mundur që Aksioni për Nëna dhe Fëmijë përmes platformës së tyre të e-commerce të pranojë donacione përmes pagesave online në faqen amchealth.org pa tarifa (falas), për të gjithë donatorët dhe filantropët të cilët dëshirojnë të mbështesin programet e shëndetësisëtë Fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’.
“Ky shërbim jo vetëm lehtëson procedurën e donacioneve për programet tona të shëndetësisë, por iu mundëson qytetarëve të japin donacione direkt nga llogaria e tyre bankare duke filluar nga shuma shumë të vogla, por që janë shuma shumë të rëndësishme për ne’, u shpreh Mrika Aliu, Drejtoreshë e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.
Donacionet përmes pagesave online do të sjellinnjë kulturë të re që thekson sistemin inovativ bankar në Kosovë, duke integruar gjithnjë e më shumë teknologjinë në shërbime dhe duke ofruar lirinë e transakcioneve në çdo moment, nga çdo hapësirë (Kosovë e Diasporë), dhe nga cilado platformë (kompjuter apo telefon mobil).
Ky shërbim është bërë i mundshëm për klientët individual, për bizneset dhe korporatat e ndryshme, dhe ofron të gjitha standardet dhe mekanizmat e sigurisë që sigurojnë klientët mbrojtjen më të mirë dhe mënyrën më të lehtë të përdorimit.