230 shishe të reja të ilaçit Survanta arrijnë në Kosovë

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe partneri i saj në SHBA, AmeriCares, janë të gëzuar të lajmërojnë arritjen e 230 shisheve të reja të ilaçit Survanta në Repartin Neonatologjik në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë, duke mbuluar nevojën për vitin 2015. Ky ilaç i shtrenjtë u dhurua në AmeriCares nga Abbvie Laboratories në SHBA.

Fëmijët që përjetojnë distres respirator nuk kanë sasi të mjaftueshme të surfaktantit – shtresë e lëngshme brenda mushkërive. Foshnjat zakonisht nuk prodhojnë surfaktant deri pas disa javëve që lindin. Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit vjen deri tek kolapsi i mushkërive dhe foshnjat e parakohshme nuk mund të marrin frymë. Andaj, Surfaktanti është thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e RDS (Sindromit të Distresit Respirator) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë të shkaktuar nga RDS. Ky ilaç ka shpëtuar jetën e 192 foshnjeve gjatë vitit 2014.