
CKC edicioni i 11-tCKC 2025 – Rreth 20,000 € të mbledhura për maternitetin në Drenas! – Rreth 20,000 € të mbledhura për maternitetin në Drenas!
16.06.2025
Prishtinë, Qershor 2025 – Edicioni i 11-të i ngjarjes bamirëse Cycle Kosovo for Children (CKC) u përmbyll me sukses të jashtëzakonshëm, duke mbledhur rreth 20,000 euro, të cilat do të shfrytëzohen për përmirësimin e kushteve me pajisje mjekësore për maternitetit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Drenas.
Ngjarja u organizua nga 12 deri më 15 qershor 2025, duke filluar nga Prishtina dhe vazhduar përmes Drenasit, Istogut, rrugëve malore të Prevallës e Brezovicës, për t’u rikthyer përsëri në Prishtinë. Përmbyllja festive u organizua tek Miqt Pub, ku çiklistët u mirëpritën nga familjarë, miq dhe përkrahës, ndërsa artisti Art Lokaj solli atmosferë të veçantë me zërin e tij.
Me një qëllim të vetëm – t’u sigurojmë nënave dhe foshnjave të reja në Drenas kujdesin shëndetësor që meritojnë – çdo kilometër i përshkuar, çdo donacion dhe çdo brohoritje përgjatë rrugës kontribuan për këtë kauzë jetësore.
Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin e çiklistëve pjesëmarrës, koordinimin e përkryer të stafit të EULEX-it nën drejtimin e z. Giovanni Pietro Barbano, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Policisë së Kosovës.
AMC shpreh mirënjohje të veçantë për sponsorët dhe mbështetësit që e bënë këtë ngjarje të mundur:
Sponsorët Kryesorë:
Cycling Eagles Club, Gorenje, Pink Taxi, BPB, Vita, Energon, Maxi Mal, Borovci Oil, Uniproject, Meka, City Sanitar, Novus, Shtëpiaku, Gadola, SD IT Services LLC, Jes Computers GmbH
Mbështetësit:
Sach Pizza, Papirun, Mama Mantia, Hyperactive, The Entertainer, Home Restaurant, Vardem Toys, Estethica, Luarza Nails, AS Prishtina, Libraria Dukagjini, Renaissance Restaurant, Ponte Vecchio, Agroni Service – Video Games, Dolcetto Vjosa, Era e Mirë, Zhushi Dent, Zhushi Autoservis, Ordinanca Fizioterapeutike Positive Motion.
💙 Çdo ciklist solli një mundësi të re për nënat dhe foshnjat në nevojë. Faleminderit për çdo hap drejt ndryshimit!