A jeni adhurues i veshjeve të përdorura dhe modës vintage? Dëshironi të ndihmoni në zvogëlimin e mbeturinave dhe të mbështesni modën e qëndrueshme?
Atëherë vizitoni TESHAVESHA, një dyqan bamirësie që mbledh fonde për programet e AMC-së!
E themeluar në vitin 2016 me mbështetjen e komunitetit, TESHAVESHA operon aktualisht dy dyqane në Prishtinë.
TESHAVESHA 1:
Adresa 1
Sheshi Zahir Pajaziti, Rr. Edith Durham, Nr. 14 A, Hyrja 2, Kati përdhes, Nr. 1
Numri kontaktues
+383 49 110 176
Orari i Punës
E hënë - E Premte
08:00 - 13:00 dhe
14:00 - 18:00
E Shtunë
08:00 - 13:00 dhe
14:00 - 16:00
TESHAVESHA 2:
Adresa 2
Rr. Ardian Krasniqi, Prishtinë
Numri kontaktues
+383 49 110 176
Orari i Punës
E martë - E shtunë
08:00 - 13:00 dhe
14:00 - 16:00
Ju mund të ndihmoni AMC-në dhe mjedisin duke dhuruar rroba të pastra dhe të mirëmbajtura, si dhe duke bërë blerje në dyqanet TESHAVESHA. Po ashtu, ne pranojme donacione edhe nga kompanitë.
TESHAVESHA synon të krijojë një Kosovë më të gjelbër përmes ripërdorimit dhe riciklimit të veshjeve. Kjo ndërmarrje sociale gjithashtu fuqizon gratë nga komunitetet e margjinalizuara duke u ofruar mundësi punësimi në dyqanet tona.
Mund të përfshiheni edhe duke u bërë vullnetar në TESHAVESHA. Për të mësuar më shumë, ju lutemi shkruani në info@amchealth.org