Komiteti Mjekësor
Dr. George Little
Dr. George Little është Profesor i Pediatrisë dhe i Gjinekologjisë & Obstetrikës në Shkollën Mjekësore të Dartmouthit dhe Qendrën Mjekësore Dartmouth-Hitchcock në SHBA ku ai është neonatolog. Ai ka shërbyer për më shumë se një dekadë si Profesor dhe Kryetar i Departamentit për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës. Përveq hulumtimit klinik, interesi tij fokusohet në politikën e shëndetit perinatal, zhvillimin dhe regjionalizimin e sistemeve shëndetësore, etikën riprodhuese dhe perinatale, familjet në neonatologjie dhe shëndetësinë ndërkombëtare. Ai është pjesëtar i Akademisë Amerikane të Pediatrisë dhe Shok-Nderi i Kolegjit Amerikan të Obstetrisë dhe Gjinekologjisë. Për më shumë, ai ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive dhe ka shërbyer në lidership dhe pozicione të larta këshilluese me një numër të madh të organizatave përfshirë NACHRI (Shoqata Kombëtare e Spitaleve të Fëmijëve dhe Institucionet e Ngjashme), NPIC (Qendra Kombëtare e Informacionit Perinatal), AHA (Asociacioni i Spitaleve Amerikane) dhe MOD (March of Dimes) si dhe agjensionet federale dhe ato të qeverisjes së shtetit. Ai është producent i filmit Ëndrrat dhe Dilemat (Dreams and Dilemmas) film ky fitues i kinemasë verite i fokusuar në përfshirjen e prindërve në vendim-marrjen e klinikës si dhe filma të tjerë. Ai është autor i disa publikimeve të shqyrtuara, monografe dhe kapituj. Tani, ai është anëtar i komitetit të planit të Akademisë Amerikane të Pediatrisë që Ndihmon Foshnjat të Marrin Frymë (HBB) dhe është ndërlidhës i Mbijeto dhe Lulëzo GDA. Ai është gjithashtu i përfshirë në përmirësimin e rezultateve të shtatzanisë në Kosovë dhe ka shërbyer si këshillues i Ministrisë së Shëndetësisë. Ai ka shërbyer në Agjensionin e SHBA për Zhvillimin Ndërkombëtar në Projektin për Mbijetimin e Fëmijëve në Egjipt dhe si këshilltar i Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi. Më herët në karrierën e tij, ai ka shërbyer në Trupat e Paqes (Peace Corps) si mjek në Nigeri dhe Malawi dhe pastaj si Zyrtar Mjekësor Regjional për Afrikë.
Dr. Jehona Binishi Syla
Dr. Jehona u lind me 19 shkurt 1979 ne Prishtine. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje ne shkollen ‘Naim Frasheri ‘ ne Prishtine, nderkaq shkollen e mesme ne Gjimnazin Matematikor-Natyror ‘Xhevdet Doda’ nga viti 1993 deri ne 1997. Studimet universitare i ka perfunduar ne Universitetin e Prishtines dega Mjekesi e Pergjithshme prej vitit 1997 deri ne vitin 2004 kur diplomohet si Doktor I Mjekesise se Pergjithshme. Pas 1 viti pune ne Qendren e Mjekesise Familjare ne vitin 2005 fillon Specializimin ne lemin e Gjinekologjise dhe Obstetrikes ne Kliniken e Gjinekologjise dhe Obstetrikes ne Prishtine prane Qendres Klinike Universitare ku edhe e perfundon ne vitin 2010. Fillon punen si mjeke Gjinekologe ne institucionin privat Rezonanca ku punon per 1 vit, pastaj nga viti 2011 fillon punen po ashtu si Gjinekologe-Obstetre ne Spitalin Amerikan, spital privat dege e zinxhireve te spitaleve Amerikane ne Tirane-Shqiperi. Ka percjellur ne vazhdimesi Kongrese internacionale per avancim profesional ne sfera te ndryshme te lemise se Gjinekologjise perfshire infertilitetin, onkologjine Gjinekologjike, perinatologjine etj. Zoteron gjuhe te huaja: gjuhen angleze, serbokroate, italiane.
Dr. Drita Lumi Demiri
Drita Lumi Demiri pas kryerjes së specializimit të Mjekësisë Familjare ne vitin 2001 , është angazhuar për implementimin e konceptit të Mjekësisë Familjare në Kosovë. Krahas punës si mjeke familjare në punën e përditshme me pacientë, është e angazhuar gjithashtu si mentor klinik në Qendrën e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare-Prishtinë duke kontribuar në ngritjen profesionale të mjekëve familjar. Që nga viti 2007 në projektin Kosovo-Darthmouth Alliance for Healthy Newborns është angazhuar si koordinatore e Kujdesit Antenatal në komunën e Ferizajt me ç’rast janë themeluar katër dhoma të Kujdesit Antenatal të cilat vazhdojnë të funksionojnë me mjaft sukses. Bashkëpunon me agjensionet si UNFPA, UNICEF dhe OBSH në fushën e përmirësimit të shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë. Sa i përket interesave profesionale Dr. Drita Lumi në përgjithësi ka shfaqur interes dhe është angazhuar në sferën e shëndetit publik.
Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi
Pranvera Zejnullahu Raçi, studimet e Mjeksise se pergjithshme dhe Specializimin ne lemine e Gjinekologjise me Obstetrike i ka perfunduar ne Prishtine, Kosove. Studimet e Doktoratures eshte duke i perfunduar ne Universitetin e Zagrebit, ne lemine e Gjienkologjise Onkologjike. Nga viti 2012 punon si mjeke specialiste ne Kliniken Obstetrike Gjinekologjike te ShSKUK-se. Njekohesisht eshte staf i rregullt ne Katederen e Gjinekologjise te Fakultetit te Mjekesise. Perveç punes profesionale dhe akademike ne Klinike, eshte marre edhe me aktivitete tjera ne projekte te realizuara nga Kryqi Kuq Spanjoll, Medicos del mundo etj. Gjate viteve te punes profesionale ka ndjekur trajnime dhe konferenca nderkombetare ne lemine e Gjinekologjise. Interesi i saj eshte ne shtyrjen para te projekteve te cilat do te mundesojne permiresimin e sherbimeve q e ofrojne skrining programet per detektimin e hershem te patologjive te qafes se mitres. E shte njohese e Gjuhes angleze, spanjolle, serbe dhe kroate.
Qamile Zeqiraj
E lindur në vitin 1976 në Prishtinë. Shkollen fillore dhe të mesme i kreu në Prishtinë. Studimet bachelor i kreu në vitin 2014 në fushën e inferimerisë së përgjithshme në Kolegjin e Shkencave Mjeksore – Rezonanca, ndërsa studimet posdiplomike i vazhdoi në vitin 2014 në Kolegjin Qeap- Heimerer në lëmin e Menaxhimit të Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetsore, ku është në perfundim të studimeve. Në vitet 1997-1999 punoi në shoqaten “Nëna Terezë”. Që nga viti 1999 punon në Kliniken Obstetrike Gjinekologjike – Prishtinë. Ka përfunduar edukimin e vazhdueshëm profesional, si dhe ka marr pjesë në disa trajnime dhe simpoziume për aftësim profesional.
Dr. Merita Vuthaj
Merita Vuthaj ,u lind në Istog, më 10.12.1966. Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në vendlindje. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi në Prishtinë në vitin 1995. Menjëherë pas diplomimit kontribuoi në Shoqatën “Nënë Tereza” në Istog deri në vitin 1999. Në vitin 2001 vazhdoi me specializim në lëminë e Pediatrisë duke marrë titullin specialist i Pediatrisë në vitin 2006. Prej 2007 deri më 2010 punoi si mjek-pediatër në Institucionet parashkollore në Prishtinë. Nga viti 2010 punësohet në Ministrinë e Shëndetësisë/Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore në cilësinë e Zyrtares për Shëndetin e nënës,fëmiut dhe Shëndetin Riprodhues. Për shkak të prioritetit që ka pasur për MSh, fusha e SHNF ,zyra shëndërrohet në Divizion. Prandaj që nga viti 2015 udhëheqë divizionin për SHNF/SHR, ku edhe vazhdon punën e saj.
Dr. Elida Islamaj
E lindur në vitin 1981 ne Gjakovë. Studimet themelore i kreu në fushën e mjekesisë së përgjithshme në Universitetin e Prishtinës. Diplomoi në vitin 2007, ndërkaq specializimin në lëmin e Pediatrisë –SHSKUK e përfundoi në vitin 2016. Gjatë periudhë s 2008-2010 punoi si mjeke e pë rgjithshme në Qendrën e Mjekesisë Familjare në Gjakovë . Në të njejtë n periudhë ka vazhduar programet pë r gjuhë angleze dhe gjuhën gjermane. Në vitin 2016 ë shtë punësuar në Klinikën e Pediatrisë në cilësine e Mjekut Pediatër në repartin e Endokronologjisë . Përpos përvojes, znj.Elida ka qenë pjesëmarrese në shume simpoziume shkencore, kongrese mjekesore, shkolla pediatrike dhe trajnime për avancim profesional në fushën e mjekesisë .
Mynevere Latifi-Hoxha
Mynevere Latifi-Hoxha, pediater-neonatologe, u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979. Pas diplomimit ka punuar në Qendrën mjekësore në Gjilan për një vit e gjysmë, dhe pastaj në vitin 1981 ajo filloi të punojë në Kliniken Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë, ku edhe filloi specializimin në Pediatri. Në vitin 1988 ajo përfundoi specializimin në Pediatri, në Qendrën Klinike Universitare në Zagreb, Kroaci. Gjatë kësaj kohe ajo gjithashtu ndoqi studimet pasuniversitare. Ajo ka punuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, si një mjeke e specializuar deri në vitin 1990. Në këtë kohë ajo është ndaluar duke punuar atje së bashku me të gjithë kolegët e saj për shkak të regjimit serb. Për dhjetë vjet ajo ka vazhduar të punojë në klinikën e saj private në Prishtinë dhe Podujevë. Ajo gjithashtu ka punuar në klinikën humanitare “Nёna Terezё”.