Ne ndihmojmë nënat të kenë shtatzëni të shëndetshme dhe shpëtojmë jetët e fëmijëve

Rreth Nesh

Vizioni ynë

Një Kosovë ku çdo grua dhe fëmijë ka qasje në kujdes shëndetësor cilësor dhe të barabartë.

Misioni ynë

Misioni ynë është të ulim vdekshmërinë e foshnjave dhe të përmirësojmë shëndetin e grave dhe fëmijëve në Kosovë, përmes edukimit dhe mbështetjes së pacientëve, fuqizimit të profesionistëve shëndetësorë përmes trajnimeve dhe dhurimit të pajisjeve e materialeve mjekësore për institucionet publike shëndetësore.

Katër shtyllat e punës së AMC-së

Puna e AMC-së mbështetet në katër shtylla:

Avokimi – Sepse çdo nënë dhe fëmijë meriton qasje në kujdes shëndetësor cilësor.
Edukimi – Për të fuqizuar pacientët dhe për të mbështetur punëtorët shëndetësorë në ofrimin e kujdesit të orientuar drejt pacientit.
Filantropia – Për të mbështetur programet jetike të AMC-së dhe për të siguruar barna e pajisje mjekësore për pacientët në nevojë.
Hulumtimi – Për të identifikuar boshllëqet dhe pabarazitë në kujdesin shëndetësor dhe për të gjetur mënyra për t’i adresuar ato.

Rrugëtimi Jonë

2009
U krijua Fondacioni për Nëna dhe Foshnje të Shëndetshme nën udhëheqjen e Dr. James Strickler, ish-dekan i Fakultetit të Mjekësisë Geisel në Dartmouth
2009
2013
Fondacioni mori emrin Action for Mothers and Children (AMC).
2013
2014
AMC filloi implementimin e Programit të Vizitave në Shtëpi, një iniciativë shumë e rëndësishme për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve.
2014
2015
AMC krijoi dhe filloi implementimin e programit Klasat për Nëna, duke ofruar edukim për kujdesin gjatë shtatzënisë dhe shëndetin e fëmijëve, në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
2015
2016
The K10 Coalition was launched. AMC coordinates this group of NGOs that work to address challenges in sexual and reproductive health in Kosovo.
TESHAVESHA, AMC’s charity thrift shop, was founded.
2016
2017
AMC filloi dhurimin falas të medimamentit Surfaktant dhe trajtimit me CPAP në spitalet publike të Kosovës, duke shpëtuar më shumë se 500 foshnje të lindura para kohe vetëm në vitin 2017.
2017
2022
Programi i Vizitave Shtëpiake është zgjeruar në 22 komuna, duke realizuar mbi 83,000 vizita.
2022
2024
Ngjarja vjetore bamirëse Cycle Kosovo for Children festoi 10-vjetorin dhe mblodhi mbi 20,000 € për dhurimin e pajisjeve mjekësore pediatrike.
2024
2025
Për herë të parë në Kosovë, AMC realizoi doncionin shumë të rëndësishëm prej 10 pompash insulinike për fëmijët me diabet të tipit 1.
2025

Vlerat Tona

Dinjteti

Dinjteti Besojmë se çdo nënë dhe fëmijë meriton respekt dhe kujdes shëndetësor cilësor dhe të dinjitetshëm.

Integriteti

Veprojmë me përgjegjësi dhe transparencë.

Inovacioni

Kërkojmë vazhdimisht zgjidhje më kreative dhe të mençura për kujdesin shëndetësor.

Bashkëpunimi

Besojmë se partneritetet e forta e rrisin ndikimin tonë në komunitet.

Qëndrueshmëria

Synojmë ndikim afatgjatë përmes ndryshimeve sistemore.

Përgjegjësia Sociale

Jemi të përkushtuar për të krijuar ndryshime pozitive në dobi të shoqërisë dhe mjedisit.

Search our Website

Kërkoni në Website