Ne ndihmojmë nënat të kenë shtatzëni të shëndetshme dhe shpëtojmë jetët e fëmijëve

Kujdesi në grup gjatë 1,000 ditëve të para

I lansuar përmes programit Horizon 2020 të BE-së, ky model inovativ i kujdesit antenatal u zbatua në shtatë vendetë botës – përfshirë edhe Kosovën. Në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Vushtrri, Lipjan dhe Prizren, gratë shtatzëna u mblodhën në grupe të vogla, ku kontrollat rutinore u kombinuan me mësime interaktive dhe mbështetje mes njëra-tjetrës. Rezultatet e arritura nga ky projekt përfshinë: më pak lindje të parakohshme, përmirësim të shëndetit mendor dhe rritje të normave të gjidhënies menjëherë pas lindjes.

Fillimisht i fokusuar vetëm në periudhën e shtatzënisë. me mbështetjen e UNICEF-it ky model tani është zgjeruar dhe mbulon periudhën nga ngjizja e frytit deri në ditëlindjen e dytë të fëmijës, i njohur tashmë si Kujdesi në Grup për Prindërim. Nga një projekt i përkohshëm i BE-së, Kujdesi në grup tashmë është shndërruar në një program të qëndrueshëm me mbështetjen e UNICEF-it në Kosovë.
Rezultatet e detajuara për Kujdesin në grup gjatë shtatzënisë mund t’i gjeni në seksionin Publikime, ndërsa më shumë për versionin aktual të programit në seksionin Programet Aktuale.

Share:

Related Programs

Search our Website

Kërkoni në Website