Ne ndihmojmë nënat të kenë shtatzëni të shëndetshme dhe shpëtojmë jetët e fëmijëve

Kujdesi për Prindërit Sot, Ndërtimi i një të Ardhme më të Shëndetshme Nesër

Në nder të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor (10 Tetor), Action for Mothers and Children (AMC) i bashkohet thirrjes globale për ta njohur shëndetin mendor si një të drejtë universale të njeriut dhe për të theksuar mirëqenien emocionale të prindërve të rinj.

Të bëhesh prind është një përvojë e bukur, por edhe sfiduese. Ndryshimet hormonale, mungesa e gjumit, shqetësimet për foshnjën dhe shumë faktorë të tjerë mund të rrisin ankthin gjatë këtij tranzicioni të madh jetësor.

Pasi entuziazmi i urimeve zbehet, shumë prindër mund të gjenden duke u përballur me vështirësi në heshtje. Shumë nëna përjetojnë ndjenja të trishtimit pas lindjes apo depresion pas lindjes, ndërsa edhe baballarët mund të përballen me ankth dhe depresion.

Por prindërit nuk kanë pse të përballen vetëm me këto ndryshime. 

Programet Vizitat në Shtëpi dhe Kujdesi në Grup për Prindërim mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit duke ofruar edukim, këshillim dhe mbështetje.

Këto programe udhëhiqen nga Ministria e Shëndetësisë dhe zbatohen nga profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor, me mbështetjen e Action for Mothers and Children (AMC) dhe (UNICEF) përmes fondeve nga Qeveria e Luksemburgut. Për të mësuar më shumë rreth këtyre programeve, ju lutemi kontaktoni Qendrën tuaj Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Fëmijët rriten më mirë në shtëpi të mbushura me dashuri, kujdes dhe stabilitet. Prandaj, mbështetja e shëndetit mendor të prindërve është thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

Referencat:

Share:

Media Contacts

Related Blog Posts

Search our Website

Kërkoni në Website