Kjo është një hapësirë e dedikuar për zërat e nënave. Këtu ndajmë histori të amësisë dhe prindërimit nga e gjithë Kosova dhe më gjerë – të vërteta, personale dhe të fuqishme.
Nga momentet e gëzueshme te sfidat shëndetësore që përballojnë nënat dhe fëmijët, çdo përvojë ka rëndësi. Qoftë një shtatzëni e vështirë, lindje e parakohshme, sëmundje e fëmijërisë apo vështirësi në shëndetin mendor – zëri juaj mund të ofrojë forcë dhe solidaritet për të tjerët.
Ne gjithashtu dëshirojmë të dëgjojmë nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, ekspertët e shëndetit publik dhe të gjithë ata që punojnë për të përmirësuar jetën e grave dhe fëmijëve!
Duke ndarë historinë tuaj, ju jo vetëm nderoni rrugëtimin tuaj, por edhe krijoni një valë empatie, mirëkuptimi dhe mbështetjeje. Ju ftojmë të na shkruani dhe të ndani mendimet, momentet dhe mësimet tuaja. sara.mustafa@amchealth.org
Çdo zë ka rëndësi. Çdo histori mund sjellë ndryshim.