Ky program zbatohet në Dhomat për Promovim dhe Edukim Shëndetësor të Qendrave të Mjeksisë Familjare në mbarë Kosovën. Udhëhiqet nga Ministria e Shëndetësisë dhe implementohet nga AMC-ja me mbështetje financiare të UNICEF-it dhe Qeverisë së Luksemburgut. Programi synon të mbështesë prindërit (nënat dhe baballarët) të fëmijëve të moshës 0–17 muaj përmes sesioneve mujore edukative në grup. Temat e trajtuara përfshijnë: zhvillimin e fëmijës, prindërimin pozitiv, sigurinë, ushqimin, vaksinimin dhe komunikimin. Sesionet zhvillohen në grupe të vogla prej pesë deri në gjashtë prindër me fëmijët e tyre, duke krijuar një hapësirë të hapur për diskutim dhe ndarje përvojash. Prindërit marrin këshilla praktike dhe informacione të bazuara në evidencë nga profesionistë të trajnuar shëndetësorë.