Ambasadorja Besiana Kadare, folëse e mbrëmjes në Nju Jork

Jemi të lumtur të ju prezantojmë folësen e mbrëmjes, Shkëlqesinë e saj, Ambasadorja Besiana Kadare, Përfaqësuese e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në Organizaten e Kombeve te Bashkuara në Nju Jork.

Fondacioni Humanitar ‘Aksion për Nëna dhe Fëmijë (ANF)’ dhe bashkë-organizatorët e ngjarjes kanë kënaqësinë të ju ftojnë të bashkoheni në ngjarjen bamirëse e cila do mbahet në Yale Club të Nju Jork-ut.

ANF ka një partneritet të gjatë me Shkollën Geisel të Mjekësisë në Dartmouth, si dhe me organizata të tjera të SHBA-së si AmeriCares, Direct Relief dhe Hitchcock Foundation. ANF ka statusin 501 c3 në SHBA dhe synon të krijojë miqësi  dhe partneritete të reja në SHBA.

Bashkë-organizatorët:                                            Vendi: Yale Club of New York City                     

Bledar Asllani                                                                   Data: 16 Tetor 2018
Drin Kukaj
Fadil Berisha                                                                    Koha: 18:30 – 21:00
Mark Kosmo
Sara Shala                                                                        Kodi i veshjes: Formale
Teuta Sahatqija
Valon Xharra                                                                   Lloji i Ankandit: Silent

Të gjitha shitjet e biletave do të orientohen për mbështetjen e programeve të Fondacionit në Kosovë, specifikisht në: furnizimin me pajisje mjekësore, mbështetjen e dorëzimit të medikamentit Surfaktant, zhvillimin e sistemit të transportit neo-natal, zgjerimin e ‘Klasave për Nëna‘ si dhe skrinimin e kancerit të qafës së mitrës.