Dashniekujdes

Për shkak të nevojës së jashtëzakonshme të institucioneve shëndetësore për mbështetje edhe gjatë pandemisë, ne filluam fushatën #DASHNIEKUJDES e cila kishte për qellim ngritjen e fondeve për të përmirësuar shëndetin e nënave dhe fëmijëve në vend. Kjo kampanjë zgjati dy javë dhe u përmbyll me një ngjarje televizive në Klan Kosova, ku u diskutua për misionin e AMC-së dhe impaktin e madh të programeve tona shëndetësore në shoqërinë tonë dhe institucionet e vendit.

Në këtë ngjarje morren pjesë personalitete të njohura si Lyrical Son, Agnesa Vuthaj, Diellza Kolgeci, Denik Prizreni e Asim Gashi të cilët mblodhën donacione dhe biseduan në telefon me qytetarë, dhe të cilët i falenderojmë jashtëzakonisht shumë për mbështetjen e kampanjës tonë.

#dashniekujdes mblodhi fonde në dy mënyra: përmes sponsorizimeve nga donatorë, donacione online dhe gjatë emisionit në Klan Kosova, përmes telefonatave me qytetarë.

Për dy javë fushatë, u mblodhën gjithsej 20,634.72 Euro.

Të gjitha fondet e mbledhura në këtë fushatë, u dyfishuan falë mbështetjes së Iniciativa për Komunitet në BERZH.

#dashniekujdes nuk do të ishte e mundur pa sponsorin medial Klan Kosova dhe pa sponsorët tanë GOLD: EXFIS, PHARMA LEADER e Meridian EXPRESS, dhe sponsorët BRONZE: EraMed, PI Communications, Ipko Foundation, Vitech SHPK, R.I.T AUK, Entermedia, Koslabor.

Nga ekipi i AMC-së, i dërgojmë shumë #dashniekujdes vullnetarëve të kampanjës të cilët na qëndruan pranë gjatë gjithë kampanjës, duke na ndihmuar, këshilluar e mbështetur. Falemnderit Base Agency, ProCon Group, BlackBird Marketing dhe ShortCut.