{"id":6114,"date":"2023-01-23T10:10:38","date_gmt":"2023-01-23T10:10:38","guid":{"rendered":"https:\/\/amc.bleart.dev\/story\/tejkalimi-i-stresit-dhe-ankthit-rreth-ushqyerjes-me-gji-si-po-mbeshtesin-infermieret-e-vizitave-ne-shtepi-zbatimin-e-praktikave-me-te-mira-per-rritjen-optimale-te-femijes\/"},"modified":"2025-05-24T09:55:25","modified_gmt":"2025-05-24T09:55:25","slug":"tejkalimi-i-stresit-dhe-ankthit-rreth-ushqyerjes-me-gji-si-po-mbeshtesin-infermieret-e-vizitave-ne-shtepi-zbatimin-e-praktikave-me-te-mira-per-rritjen-optimale-te-femijes","status":"publish","type":"story","link":"https:\/\/amchealth.org\/sq\/story\/tejkalimi-i-stresit-dhe-ankthit-rreth-ushqyerjes-me-gji-si-po-mbeshtesin-infermieret-e-vizitave-ne-shtepi-zbatimin-e-praktikave-me-te-mira-per-rritjen-optimale-te-femijes\/","title":{"rendered":"Tejkalimi i stresit dhe ankthit rreth ushqyerjes me gji: si po mb\u00ebshtesin infermieret e vizitave n\u00eb sht\u00ebpi, zbatimin e praktikave m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr rritjen optimale t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Arb\u00ebresha ka sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e saj t\u00eb tret\u00eb. Tani vajza e saj Aria \u00ebsht\u00eb pes\u00eb muajshe. Ajo fillon t\u00eb tregoj\u00eb se dy f\u00ebmij\u00ebt e saj t\u00eb tjer\u00eb i ka ushqyer me qum\u00ebsht formul\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb pamjaftueshm\u00ebris\u00eb me qum\u00ebsht gjiri. Kur ajo u vizitua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga infermierja e vizitave n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, ajo fillon ti tregoj\u00eb infermieres se po e ushqente me qum\u00ebsht gjiri, por nga frika dhe stresi se f\u00ebmija nuk po ushqehej mjaftuesh\u00ebm dhe po mbetet e uritur ajo po ashtu po e ushqente me ushqim shtese me qum\u00ebsht formul\u00eb. Nd\u00ebrsa ajo kishte shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb foshnjen ta ushqente me qum\u00ebsht gjiri dhe i dinte mjaft mir\u00eb se sa i dobish\u00ebm dhe sa shum\u00eb benefite kishte qum\u00ebshti i gjirit p\u00ebr zhvillimin e sh\u00ebndetsh\u00ebm t\u00eb foshnjes.<\/p>\n<blockquote><p>Adelina Puka, infermiere e vizitave n\u00eb sht\u00ebpi nga Gjakova, pasi d\u00ebgjoi shqet\u00ebsimet e saj, menj\u00ebher\u00eb e k\u00ebshilloi Arb\u00ebresh\u00ebn t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ushqej\u00eb foshnj\u00ebn me gji dhe t\u00eb mos i jap\u00eb qum\u00ebsht formule sepse ushqyerja me gji n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme do t\u00eb ia largonte frik\u00ebn q\u00eb f\u00ebmija po mbet\u00eb i urritur.<\/p><\/blockquote>\n<p>Infermierja Adelina shpjegon se frika e n\u00ebnave se f\u00ebmija mbetet i uritur teksa ushqehet ekskluzivisht me qum\u00ebshti i gjirit \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt shum\u00eb e zakonshme dhe ndodh shpesh tek shum\u00eb n\u00ebna. K\u00ebto shqet\u00ebsime jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zakonshme kur n\u00ebnat kan\u00eb ankth, munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs me ushqyerjen me gji, apo munges\u00ebs s\u00eb vet\u00ebbesimit, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<blockquote><p>Modulet e trajnimit p\u00ebr vizitat n\u00eb sht\u00ebpi rritin njohurit\u00eb e infermier\u00ebve dhe mjek\u00ebve p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e n\u00ebnave mbi praktikat e ushqyerjes me gji. Adelina duke p\u00ebrdorur aft\u00ebsit\u00eb e saj dhe njohurit\u00eb e ofruara nga trajnimi e udh\u00ebzoi Arb\u00ebresh\u00ebn se si t\u00eb ishte e qet\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrdorte teknika t\u00eb frym\u00ebmarrjes p\u00ebr t\u00eb reduktuar ankthin dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur mendime negative nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dhe e p\u00ebrqendruar vet\u00ebm n\u00eb ushqyerjen me gji t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb saj. Gjithashtu, infermiere Adelina e ndihmoi n\u00ebn\u00ebn t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb pozicione t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb rehatsh\u00ebm gjat\u00eb ushqyerjes me gji. Arb\u00ebresha ishte shume e k\u00ebnaqur me k\u00ebshillat e ofruara dhe mb\u00ebshtetjen e kujdesin q\u00eb infermiere Adelina i kishte ofruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb saj.<\/p><\/blockquote>\n<p>Programi Vizitat n\u00eb Sht\u00ebpi p\u00ebr grat\u00eb shtatz\u00ebna dhe f\u00ebmij\u00ebt 0-3 vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb program i Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, i cili mb\u00ebshtetet nga UNICEF n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb partneritet me Aksionin p\u00ebr N\u00ebna dhe F\u00ebmij\u00eb, p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes financiare t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Luksemburgut dhe po zbatohet nga Aksioni p\u00ebr N\u00ebna dhe F\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes programit t\u00eb Vizitave n\u00eb Sht\u00ebpi ofrohen dy vizita gjat\u00eb gjith\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb dhe pes\u00eb vizita p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt 0-3 vje\u00e7. \u00a0Programi i vizitave n\u00eb sht\u00ebpi mb\u00ebshtet familjet n\u00eb zbatimin e praktikave m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr nj\u00eb zhvillim t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe vaksinimin e rregullt, dhe mund\u00ebson identifikimin e hersh\u00ebm t\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb padiagnostikuara, vonesat n\u00eb zhvillim apo edhe problemtika t\u00eb tjera. Nga dhjetori 2022, programi Vizita n\u00eb Sht\u00ebpi zbatohet n\u00eb t\u00eb gjitha komunat e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-84377 aligncenter\" src=\"http:\/\/localhost\/amcing\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/IMG_7736-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"579\" height=\"363\" \/><\/p>\n","protected":false},"featured_media":5990,"menu_order":0,"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"give_campaign_id":0},"class_list":["post-6114","story","type-story","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/amchealth.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/story\/6114","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/amchealth.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/story"}],"about":[{"href":"https:\/\/amchealth.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/story"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/amchealth.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5990"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/amchealth.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}