Tregimi i Melisës dhe Medinës

Njihuni me Mrikën dhe dy dritat e saj: Melisën (1200 gram) dhe Medinën (1100 gram), fëmijët e parë të Mrikës. Dy vajzat kur erdhën në jetë kishin nevojë për ndihmë në zhvillimin e mushkërive. Për të ndihmuar, bebeve ju është dhënë “Surfaktant” – medikament jetik për zhvillimin e mushkërive të tyre. Sot kjo familje jeton në Podujevë dhe bebat rriten dita dites. Ky medikament u mundësua nga ne të gjithë, me ndihmën e donatorëve të shumtë.