Tregime suksesi

Home |Tregime suksesi

TREGIMET E PËRFITUESVE TANË

Diori, luftaraku jonë i vogël

Diori është trajtuar me medikamentin “Survanta”, sistemin e oksigjenit, inkubatoret, tuba të frymëmarrjes, CRP-makinen për analiza të gjakut – të gjitha këto të mundësuara nga donacionet e juaja.

Amari, tigri jonë i vogël

Amari është trajtuar me medikamentin “Survanta”, sistemin e oksigjenit, Inkubatoret, tuba të frymëmarrjes, CRP-makina për analiza të gjakut – të gjitha këto të mundësuara nga donacionet e juaja.

Anue e vogël, me vullnet të madh për jetë

Anue lindi me 13 qershor 2015, para kohe (në javën e 30-të). Anue, për shkak të lindjes së parakohshme dhe humbjes në peshë, është trajtuar me: Survanta medikament, sistemin e oksigjenit, inkubatoret, tuba te frymemarrjes, CRP-makina per analiza te gjakut – të gjitha këto të mundësuara nga donacionet e juaja.

Binjakët e qershorit

Arti dhe Vlera lindën me 18 qershor të këtij viti. Fëmijët janë trajtuar me Survanta medikament, Sistemin e oksigjenit, dhe CRP-makinën per analiza te gjakut – të gjitha këto të mundësuara nga donacionet e juaja.

Afërdita jonë!

“Jam shumë e kënaqur me këtë ligjëratë sepse kam mësuar shumë gjëra rreth lindjes të cilat nuk i kam ditur. Këto ditë pres të bëhem nënë dhe jam shumë e përgatitur fizikisht dhe psiqikisht.”

Mali jonë 3 vjeçar

Gëzohemi kur e shohim që rritet, sepse para 3 viteve Mali jonë ishte në gjendje të rëndë: U lind me probleme të frymëmarrjes. Falë trajtimit disa-javësh me respirator, ai tani luan, vrapon dhe rritet i shëndoshë.

Tregimi i Melisës dhe Medinës

Dy vajzat kur erdhën në jetë kishin nevojë për ndihmë në zhvillimin e mushkërive. Për të ndihmuar, bebeve ju është dhënë “Surfaktant” – medikament jetik për zhvillimin e mushkërive të tyre. Sot kjo familje jeton në Podujevë dhe bebat rriten dita dites.

Tregimi i Valbonës dhe Malit të vogël

Mali u lind me probleme të frymëmarrjes. Mali u trajtua për ca javë në Respirator, pajisje kjo që u bë e mundur nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë përmes përkrahësve të shumtë. Sot, Mali po rritet për mrekulli, çdo ditë…