Tregime suksesi

Home |Tregime suksesi

TREGIMET E PËRFITUESVE TANË

Historia e Adorës dhe Priamit vazhdon…

…të cilët tanimë po rriten me shumë dashuri në familjet e tyre. Të dy voglushët kanë lënë klinikën e neonatologjisë dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre ku po rriten me shëndet dhe shumë përqafime.

E ëmbla jonë Adora!

Për të ndihmuar në zhvillim të mirë, analizat e saj të gjakut janë kryer me pajisjen e CRP/CBC– poashtu ajo është trajtuar me Survanta, pajise dhe medikamente këto të bëra të mundura falë donacioneve tuaja në ngjarjet vjetore“Let’s Dance”, “Meet us halfway” në Nju Jork si dhe dyqani bamirës “Teshavesha”.

Priam jonë i madh!

Sikurse edhe emri qe mban ai është një luftëtarë i vërtet. Ai ka lindur me 27 shkurt 2017, në javën e 27-të me vetëm 1100 gram. Ai ende është duke qëndruar në inkubator nën përkujdesjen e sistemit të oksigjenit.

E guximshmja Adea

E guximshmja Adea rrëmbeu zemrat tona që nga momenti i parë që e pamë. Që prej momentit që erdhi në jetë, në muajin e shtatë

Andi Sahiti ju përshëndet t’gjithëve!

Tung juve, unë jam Andi Sahiti nga Mitrovica dhe linda pak parakohe (java 32). Nënen time, Blerinen, e kam frikësuar pak, por falë pajisjeve dhe medikamenteve të mundësuara nga ju (Survanta, inkubatorë, makina CRP, makina CPAP), tani rritem shëndosh e mirë. Faleminderit të gjithëve nga unë, Andi.

Njihuni me Sahitin e vogël!

Unë jam Sahit Brückner nga Peja. Nëna ishte frikësuar pasi që linda para-kohës, mirëpo me medikamentet që ju i mundësuat tani jam shëndosh dhe mirë. Faleminderit të gjithëve!

Lora jonë e vogël!

Unë jam Lora, kam lindur parakohe (java e 30-të), nga Ferizaji. Në fillim kisha probleme me frymëmarrje, por tani rritem e shëndoshë falë kujdesit dhe medikamentit të “Surfaktantit”. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuat.

Bebja e vogël e shpëtuar nga Surfaktanti

Unë jam aq e vogël, sa që ende nuk më kanë emëruar. Po, kryesore unë jam mirë, edhe pse linda para kohe. Falë ndihmës tuaj, jam mjekuar me medikamentin “Surfaktant” dhe tani rritem shëndosh e mirë. Faleminderit shumë!

Besiani, vogëlushi që buzëqeshë

Bebushi Besian Kastrati lindi me 18 Gusht të këtij viti, 28 javësh, me peshë 1kg (tani peshon 1,55kg). Besiani është trajtuar me medikamente “Survanta”, sistemin e oksigjenit, Inkubatoret, tuba të frymëmarrjes, CRP-makina për analiza të gjakut – të gjitha këto të mundësuara nga donacionet e juaja.