Vlora Çitaku

Vlora Çitaku është politikane dhe diplomate kosovare-shqiptare e cila aktualisht shërben si ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më parë ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork. Para se t’i bashkohej ambasadës së Kosovës, Vlora shërbeu si Ministre për Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës.