
Suat Iseni
28.10.2024
Suat Iseni, me prejardhje shqiptare nga Gostivari, Maqedonia e Veriut, jeton dhe vepron në Zvicër që prej vitit 2012. Ai ka marrë pjesë në edicionet e fundit të eventit CKC në vitet 2022, 2023 dhe 2024. Prej vitit 2023, Suati është përfaqësues i eventit CKC në Zvicër dhe mbështetës i Action for Mothers and Children (AMC). Angazhimi i tij përqendrohet në mbledhjen e fondeve për eventin dhe promovimin e CKC-së duke inkurajuar pjesëmarrjen e çiklistëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër dhe në shtetet fqinje, si dhe të çiklistëve ndërkombëtarë.