Lindita Baleta
07.12.2022
Lindita Baleta është eksperte e komunikimit strategjik, marrëdhënieve me publikun dhe median, çështjet gjinore dhe menaxhimin e imazhit. Ajo ka punuar për disa projekte të financuara nga USAID në Kosovë që kanë mbështetur zhvillimin e sektorit privat, ndërmarrësinë e të rinjve dhe sundimin e ligjit. Para kësaj, Linda ka punuar për Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë në Departamentin e Drejtësisë, dhe më parë si gazetare, redaktore dhe përkthyese. Ajo ka mbi 20 vite përvojë profesionale, prej të cilave 17 me organizata ndërkombëtare në Kosovë. Aktualisht ajo punon për projektin Swisscontact Promoting Sector Private Employment. Znj. Baleta është mentore dhe trajnuese për programin Women in Business financuar nga Banka Botërore, IFC dhe SDC, dhe zbatuar nga RTC Consulting në Kosovë.