Jehona Gjurgjeala

Jehona ka kryer BSc dhe MSc në London School of Economics and Political Science, kjo e fundit si përfituese e bursës prestigjioze të Këshillit Britanik Chevening. Pas gati 15 vitesh studime dhe punë në Britaninë e Madhe dhe Danimarkë, ajo u kthye në Kosovë për të krijuar TOKA – një organizatë që synon të përmirësojë shoqërinë kosovare duke investuar në edukimin e të rinjve të saj.