Hana Buçinca
11.09.2015
Hana Buçinca, PharmD, ka përvojë prej një dekade në sektorin e shëndetësisë, nga istitucionet akademike tek industritë farmaceutike dhe sektori publik.
Ekspertiza e saj në lidership, menaxhim të projekteve, hulumtime shkencore dhe analiza të të dhënave përfshin fusha të tilla si farmakologjia molekulare, neurotoksikologjia, nanoteknologjia farmaceutike dhe shëndeti publik.
Ajo ka bashkëpunuar me institucione ndërkombëtare prestigjioze, përfshirë Albert Einstein College of Medicine, London School of Hygiene and Tropical Medicine, Dartmouth College dhe Hacettepe University, me punën e saj të botuar në revista të njohura për publikime shkencore. Ndërsa, studimet universitare i ka perfunduar në Hacettepe University – lider në Turqi si institucioni i shkencave shëndetësore.
Si profesioniste e shëndetësisë, Znj. Buçinca është e përkushtuar për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në Kosovë.
Në AMC, ajo ishte e angazhuar si Zyrtare e Programave për Humlumtime dhe Përmirësim të Cilësisë, dhe më vonë si Udhëheqëse e Departamentit të Programeve – Ushtruese e Detyrës, ku menaxhoi dhe drejtoi me sukses projekte të nivelit kombëtar të financuara nga organizata ndërkombëtare të tilla si UNFPA, EU, WHO, dhe më shumë.
Gjatë qëndrimit të saj më shumë se pesëvjeçar në AMC, kontributet e saj ishin esenciale për organizatën, me ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
Për më tepër, si Asistente e Mësimdhënies në Kolegjin e Shkencave Mjekësore – Rezonanca ajo ka kontribuar në sekrorin e shëndetësisë gjithashtu duke udhëzuar gjeneratat e ardhshme të profesionistëve të kujdesit shëndetësor.