Ariana Hoxha Selmani

Ariana i’u bashkua ekipit të fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në Maj 2021. Pas mbarimit të studimeve bachelor dhe master në Menaxhment & Informatikë në Universitetin e Prishtinës ajo vazhdoi trajnimet për kontabilitet në SKAAK dhe ASS Partners për t’u bërë një teknike profesionale e kontabilitetit. Përvoja e saj e punës në fushën e saj filloi që në moshë të hershme derisa ishte në studime. Përveç kontabilitetit, ajo është e talentuar në fusha të tjera, si fotosesion, grim dhe menaxhim të dyqanit të saj me ëmbëlsira si pronare dhe kontabiliste e biznesit.