Pajisja CRP/CBC

Ne kemi dorëzuar pajisjen për CRP/CBC në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, e cila shërben për përcaktimin e nivelit të CRP-së dhe CBC-së në foshnjat e lindura para kohe – analiza të gjakut që ndihmojnë në përcaktimin e nivelit të CRP-së në gjak e cila diagnostifikon infeksionet në foshnja, nevojën për trajtim me antibiotikë, percjelljen e trajtimit, dhe kohën kur është e nevojshme që të ndërpritet antibioterapia tek foshnja.

Me këtë pajisje rezultati është gati brenda 4 minutave, foshnja injektohet vetëm njëherë për të marrë mostrën e gjakut dhe infermierët mjekësorë kanë mundësi që të shikojnë 2 lloje të rezultateve në një mostër/testim. Niveli i sasisë së gjakut që merret është shumë i vogël, prandaj foshnja nuk humb gjak. Kjo pajisje po ndikon në përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve të Klinikës së Neonatologjisë.