Makina për Analizën e Gjakut
15.02.2015
Gjatë vitit 2014 ne kemi siguruar 1800 tuba të frymëmarrjes për foshnja të lindura para kohës dhe një maqinë për analizën e gjakut CRP për Repartin Neonatologjik në QKUK.
Tubat ofrojnë rrugë për oksigjenin që të lëvizë nga makina e frymëmarrjes në mushkëri për foshnjat e sapolindura.
Pajisja për CRP do t’iu mundësojë infermierëve në NICU të testojnë të sapolindurit afër shtratit për infeksione dhe të marrë rezultatet menjëherë. Para kësaj, prindërve i’u është dashur ti testojnë të sapolindurit jashtë klinikës.
FAKT: Tubat e frymëmarrjes dhe makina e testimit të gjakut CRP mund të shpëtojnë rreth 1800 foshnje.