Tregimi i Vogëlushes Egzona

Egzona Xhaferi, gëzimi i parë i familjes, erdhi në jetë në javën e 33-të në muajin korrik. Pergjatë kohës që Egzona ishte në Klinikën e Neonatologjisë ajo qëndroi 5 ditë në Inkubator dhe gjithashtu u trajtua me Survanta- mjekim që stimulon zhvillimin e mushkërive. Përveq Survantës, gjithashtu Egzona u trajtua me CPAP-pajisje për rregullimin e frymëmarrjes , CRP- makina për analiza të gjakut dhe ROP -skriningu i syrit, pajisje të cilat janë donacion nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Për Leonorën, mamin e Egzonës kjo ishte lindja e parë dhe kur lindi vajzën është ndjerë nëna më e lumtur në botë dhe njëkosisht shumë e firkësuar.Mirëpo, falë pajisjeve dhe trajtimit që mori Egzona, prindërit  Leonora dhe Egzoni mbajnë në duar vajzën e tyre të vogël përplot shëndet.