Sumeja jonë e vogël!

Sumeja e vogël e lindur në javën e 31-të të shtatzanisë tani gjendet plot shëndet në përqafimin e prindërve të saj. Sumeja doli nga Klinika e Neonatologjisë e shëndetshme pasi  u trajtua me pajisjet të cilat u mundësuan nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. Ajo qëndroi 10 ditë në Inkubator u trajtua me Survanta- mjekim që stimulon zhvillimin e mushkërive, CPAP-pajisje për rregullimin e frymëmarrjes, CRP- makina për analiza të gjakut dhe ROP -skriningu i syrit.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë falenderon të gjithë donatorët të cilët me donacionet e tyre cdo ditë po ndihmojnë në shpëtimin e  jetëve të fëmijëve.