Mirë se erdhe në jetë Esad!

Esadi lindi në javën e 28-të të shtatëzanisë dhe qëndroi 10 ditë në inkubator. Esadi u trajtua me Survanta- mjekim që stimulon zhvillimin e mushkërive, CPAP-pajisje për rregullimin e frymëmarrjes, CRP- makina për analiza të gjakut dhe ROP -skriningu i syrit.

“Përjetova ndjenja gëzimi dhe mërzie në të njejtën kohë, pasi që Esadi lindi parakohës dhe nuk e dija gjendjen e tij,” tha Luljeta nëna e Esadit.

Familja e Esadit falenderojnë Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që mundësuan këto medikamente të cilat po shpëtojnë jetë fëmijësh.