I ëmbli Leron!
13.06.2018
Mamit Edona, pas dy vajzave i erdhi në jetë edhe një djalë i quajtur Leron. I vogli Leron, lindi ne javën e 30-të të shtatëzanisë dhe ishte në rrezik për jetë mirëpo falë pajisjeve të mundësuara nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe trajtimit të stafit të Klinikës së Neonatologjisë ai tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
Leroni u trajtua me një doza Survanta dhe qëndroi për 10 ditë në inkubator. Përgjat kohës që qëndroi në Klinikën e Neonatologjisë, ai u trajtua me sistemin e oksigjenit, tubat e frymëmarrjes, CRP, CPAP, fototerapinë dhe skriningun e syrit.