E guximshmja Adea

E guximshmja Adea rrëmbeu zemrat tona që nga momenti i parë që e pamë. Që prej momentit që erdhi në jetë, në muajin e shtatë të shtatëzanisë së nënës, Adea pati probleme me shëndetin e saj.  Pasi u trajtua me Surfaktant, dhe me sistemin e Oksigjenit, ajo qëndroi në inkubator, bëri analizat e gjakut si dhe përdori pajisjen e CPAP-it.

Adea i tejkaloi sfidat me shumë guxim dhe e bëri nënën e saj tejet të lumtur dhe krenare. Ne i dëshirojmë Adea-së një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.