sq
Fillimi

Tregimi ynë

Menjëhere pas lufte në Kosovë, në 2000tën, shkalla e vdekshmërisë së foshnjeve ishte 29 vdekje për 1000 lindje – kalonte normat Ballkanike dhe ato Europiane. “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” bashkë me partneret, donatorët dhe miqtë e tij ishte pjesë e betejës së shumë individëve që këtë shifër ta ulim në afro 11 për 1000 lindje sa është sot. Por beteja s’ka përfunduar ende! Përreth “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë” shumë individë u bashkuan që ta përmbushin ëndrrën e tyre dhe fillimisht themeluan “Fondacionin për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha” në 2009-tën, me iniciativën e Dr. James Strickler. Qysh nga 2013ta, individë me ndikim dhe vullnet të mirë nga fusha e shëndetësisë, biznesit, kulturës dhe ekonomisë nga Kosova e Diaspora (përfshirë midis tjerësh Ardiana Bunjaku, Jehona Gjurgjeala, Rexhep Hoxha, Richard Lukaj, Bekim Ahmetaj, Ilirjana Bajraktari, George Little, Philip Sigwart, Ilir Hoxha dhe së fundi princesha e ardhshme Elia Zaharia) bashkuan forcat në përkrahje të kauzës dhe e rritën fondacionin në atë që sot quhet “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Misioni jonë është të shpëtojmë sa më shumë jetëra të fëmijëve dhe nënave në Kosovë.

Tregimet e përfituesve tanë

Njoftohuni me Ariën!

Aria, e lindur në javën e 32 të shtatëzanisë,  u trajtua me një doza Survanta dhe qëndroi për 4 javë në inkubator. Përgjat kohës që qëndroi në Klinikën e Neonatologjisë, ajo u trajtua me sistemin e oksigjenit, tubat e frymëmarrjes, CRP, CPAP, fototerapinë dhe skriningun e syrit. Kaltrina, mami i Ariës është shumë mirënjohëse ndaj Aksionit për […]

Fakte

  • Totali i njësive
    Vlera e përgjithshme
  • Totali i njësive të dhuruar
    Totali i foshnjeve të shpëtuara
  • Numri i foshnjeve të shpëtuara

Ngjarja e ardhshme

ANF risjell edhe këtë vit në Prishtinë ngjarjen tashmë tradicionale “Let’s Dance” me 1 nëntor 2018, në Sheshi 21 nga ora 20:00, gjatë së cilës mblidhen fonde për shërbime shëndetësore në të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë....

Dhurohet makina e analizatorit të gazit në Repartin e Neonatologjisë në Gjakovë

20 Nëntor, Gjakovë Sot, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bashkë me organizatorët e “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” dorëzuan makinën e analizatorti të gazit – GEM 3000 për repartin e neonatologjisë në Gjakovë- aparat ky esencial për matjen e nivelit të oksigjenit dhe dioksid karbonit tek ato foshnje që kanë vështirësi me frymëmarrje dhe është […]

...

Mirësevini në Qendrën Informuese për Shëndetin e Gruas

Shkarkoni orarin e ligjëratave dhe aktiviteteve të këtij muaji.