Programi i Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës – faza e parë

Ne kemi themeluar programin e ekzaminimit të kancerit cervikal për gratë Kosovare, në partneritet me Spitalin Amerikan në Kosovë dhe Fondacionin 700 for Science që nga tetori 2014.

Ekzaminimi është bërë përmes një metodologjie të re – citoligjia e lëngshme, për rreth 700 gra të moshës 28-65 vjeç. Metoda e citologjisë së lëngshme për ekzaminimin e kancerit të qafës së mitrës ka dëshmuar të jetë efektive në zbulimin e kancerit përshkak të përmirësimeve të cilësisë së mostrës, ndjeshmërisë, specifikave dhe aftësisë për të kryer testimin e refleksit molekular. Me këtë metodologji përmirësohet specifikaciteti i Pap-testit dhe rezultatet janë më të sakta si rrjedhojë.

Objektivat e projektit të fazës së parë:

  1. Zhvillimi i një hulumtimi të vogël mbi kancerin e qafës së mitrës (kancerin cervikal) në Kosovë
  2. Ofrimi i mundësive të ekzaminimit të shfaqjes së kancerit të qafës së mitrës përmes një metodologjie moderne – citologjisë së lëngshme – pa pagesë për gratë në Kosovë

FAKT: Rreth 700 gra janë ekzaminuar për kancer cervikal nga faza e parë e projektit gjatë periudhes tetor 2014-dhjetor 2015.