Fillimi

Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas

Ne kemi themeluar programin e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas. Qëllimi kryesor i këtij programi është të edukojë gratë duke filluar me planifikimin familjar deri tek shtatzania dhe lindja. Qasja në informata të sakta është esenciale për të ndikuar në shtatzani dhe foshnje të shëndetshme.

Gratë në këtë Qendër marrin informacione këshilluese për kujdesin para dhe pas lindjes, depresionin post-natal, ushqyerjen me gji, kujdesin për të sapo lindurin, ushqimin e foshnjës, imunizimin si dhe kujdesin ndaj fëmijës.

Gratë mësojnë nga videot, ligjëratat edukative, seancat në grupe të vogla dhe biseda e drejtpërdrejtë me mamitë, infermierët apo gjinekologët, të gjitha në një mjedis të rahatshëm me shumë ngjyra. Gratë mësojnë për ndryshimet normale që ndodhin gjatë shtatzanisë, shenjat paralajmëruese, ushqyerja me gji, kujdesi për të sapolindurin dhe ushqimi, si dhe aktivitetet fizike gjatë shtatzanisë.

Qendrat tona janë të hapura për gratë, nënat dhe çiftet. Përmes këtij programi ne synojmë të fuqizojmë rolin e pacientit/klientit dhe shërbyesve shëndetësor në vendim-marrje të përbashkët ku pacienti/klienti është në qendër të shërbimeve. Ky koncept ka dëshmuar ulje të shkallës së vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve në shumë vende të botës.


Qendrat tona Informuese për Shëndetin e Gruas janë të vendosura në:

1. Qendra 1: Klinika Obstetrike Gjinekologjike në QKUK, kati i parë, Prishtinë
2. Qendra 2: Qendra e Mjekësisë Familjare 2, rr. Remzi Hoxha, Ferizaj
3. Qendra 3: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”, Mitrovicë
4. Qendra 4: Qendra e Mjekësisë Familjare Drajkovc, Shtërpcë
5. Qendra 5: Qendra e Mjekësisë Familjare, Kaçanik
6. Qendra 6: Qendra e Mjekësisë Familjare, Prizren
7. Qendra 7: Qendra e Mjekësisë Familjare, Pejë
8. Qendra 8: Qendra e Mjekësisë Familjare, Dragash
9. Qendra 9:Qendra e Mjekësisë Familjare, Klinë
10. Qendra 10:Qendra e Mjekësisë Familjare, Kamenicë
11. Qendra 11:Qendra e Mjekësisë Familjare, Gjilan
12. Qendra 12:Qendra e Mjekësisë Familjare, Obiliq

 


Të interesuarit për të marrë pjesë në aktivitetet e qendrës mund të shkarkojnë orarin mujor dhe të vijnë apo të na kontaktojnë për t’u regjistruar në qendër. Pjesëmarrësit mund të vijnë vet, në çift, apo në grupe. Na shkruani përmes info@amchealth.org. 


FAKT: Rreth 2,500 paciente gra tashmë kanë përfituar nga përkrahja e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas që nga janari 2014. 

Shkarko orarin e këtij muaji

Vizitat Shtëpiake

“Vizitat Shtëpiake’ është program i Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNICEF, program ky I cili synon ofrimin e shërbimeve shtëpiake ne komunat e Kosovës si një qasje për të përmirësuar më tej shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke ndërtuar besimin mes infermierëve / punonjësve socialë dhe komunitetit për përforcimin e sistemeve të mjekësisë familjare. Vizitat në shtëpi ndihmojnë familjet në identifikimin e problemeve të të posalindurit, duke përfshirë shenja të sëmundjeve dhe në të njëjtën kohë përkrahen praktikat si të ushqyerit me qumësht të gjirit, vaksinim me kohë dhe të plotë, ne kontribuojmë që fëmija të rritet dhe të zhvillohet më mirë në arritjen e potencialit të plotë të fëmijës. Me programin e vizitës në shtëpi, qëllimi ynë i përgjithshëm është rritja e njohurive të stafit mjekësor, grave shtatzëna dhe nënave të reja në kujdesin antenatal, kujdesit pas lindjes, depresionit pas lindjes, zhvillimi i fëmijës së moshë të hershme (0-3 vjeç), roli i partnerëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes për të ofruar mbështetje, zgjerimin dhe fuqizimin e ofruesve të kujdesit shëndetësor në mbarë Kosovën përmes programeve të trajnimit dhe angazhimit në aktivitetet arsimore”

Ushqyeshmeria e fëmijëve

AMC dhe UNICEF do implementojnë programin ‘ushqyeshmeria e fëmijëve’ e cila fokusohet ne mjetet, udhëzimet dhe rekomandimet për ushqyeshmërinë e shëndetshme të fëmijëve të cilat do zhvillohen, miratohen dhe shpërndahen nga ministria e shëndetësisë dhe ministria e arsimit dhe gjithashtu do integrohen në programet mësimore në parashkollorë dhe shkolla fillore, e gjithë kjo me qëllim të krijimit të shprehive të ushqyeshmërise së shëndetshme tek fëmijët.

Lajm i mirë

Sot, 20-25 foshnje në ditë shpëtohen falë shfrytëzimit të Sistemit të Oksigjenit, i instaluar pranë Klinikës Intensive të Neonatologjisë në QKUK. Ky sistem i shtrenjtë mundëson oksigjenin shtesë për foshnjet që të mund t’mbijetojnë dhe u mundësua nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë me përkrahjen e bizneseve lokale dhe individëve.