Joga për gjithëpërfshirje
20.09.2024
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) është fondacion jo profitabil me qëllimin kryesor të
shpëtojë jetën e fëmijës dhe përmirësojë kujdesin shëndetësor ndaj nënës në Republikën e
Kosovës duke zhvilluar kështu sisteme më cilësore të kujdesit ndaj nënës shtatzënë dhe
fëmijës së saj. Puna e AMC-së zhvillohet bazuar në katër shtyllat e saj kryesore: Edukimi,
Humutmimet, Avokimi, dhe Furnizimi.
AMC po fillon të implemetoj një projekt të ri, i cili për synim ka promovimin e aktivitetit
fizik tek nxënësit e shkollave të cikli fillor. Projekti “Joga për gjithëpërfshirje në shkolla” ka
për qëllim theksimin e ndikimit pozitiv te aktivitetit fizik në shëndetin e nxënësve.
AMC është në kërkim të angazhimit të nje Insktruktor/e jogës i/e cila do të zhvilloj modulin
mbi teknikat e jogës dhe do të ofroj sesione mbi këtë temë per prinderit e nxënësve dhe stafin
mësimdhënës të gjashtë shkollave fillore.
II. QËLLIMI I ANGAZHIMIT
Ky angazhim shpallet në kuadër të projektit “Joga për gjithëpërfshirje në shkolla” projekt i
mbështetur nga Komuna e Prishtinës – Departamenti për Rini dhe Sport. Qëllimi i projektit
është të përmirësojë zhvillimin e fëmiut/nxënësit duke sjellë në harmoni mësimin,
ushtrimet, si dhe duke fuqizuar palët përgjegjëse ndaj nxënësve që janë prindërit dhe
mësimdhënësit e mbi rëndësinë e ushtrimeve fizike.
Projekti synon të promovojë ushtrime të thjeshta të jogës si mënyre e gjithëpërshirjes së
nxënësve në aktivitet fizik. Projekti gjithashtu ka qëllim të adresojë sfidën e pasivitetit fizik
tek femijët të përmiresojë shëndetin dhe mirëqenien e tyre përmes zhvillimit fizik,
emocional dhe social, si dhe të krijojë bazën për një mjedis mbështetës dhe gjithëperfshirë
edhe për fëmijët me aftësi të kufizuar.
Duke synuar arritjen e qëllimit të tij, projekti përqendrohet në punën e përbashkët
mësimdhënës dhe prindër të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në përditshmërinë e
nxënesve dhe promovimin e aktivitetit fizik në shkolla.
III. DETYRAT E ANGAZHIMIT DHE KORNIZA KOHORE
Trajneri/ja ose instruktori/ja pritet që të përmbushë detyrat e mëposhtme bazuar në
kalendarin e paraqitur:
– Zhvillimi i modulit “Roli i prindit dhe mësimdhënësve me praktikimin e aktiviteteve
fizike”
– 6 sesione informuese – 60 minutëshe për stafin mësimdhënës në gjashtë shkolla fillore.
– 6 sesione informuese – 60 minutëshe për prindërit e nxënësve në gjashtë shkolla fillore.
– Realizimi i tri videove të cilat do të shërbejnë për praktikim korrekt të pozicioneve të
jogës
– Hartimi i raporteve për sesionet e organizuara
– Aftësi të mira oratorike dhe ligjëruese.
Për të aplikuar dërgoni CV dhe ofertën financiare deri me datë 02/10/2024 në jobs@amchealth.org Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Shkarkoni TOR për detajet rreth kërkesave dhe detyrave për këtë shpallje.