Disa ide për mbledhjen e fondeve
Çiklizëm
Organizo event
Teshavesha
Party
Turnir sporti
Cycle Kosovo for Children është një ngjarje vjetore që organizohet në mbështetje të misionit të AMC. Një grup ciklistësh të përkushtuar,ciklojne rreth Kosovës, dhe bëjnë mbledhjen e fondeve për të blerë pajisje mjekësore në mbështetje të spitaleve tona lokale.
Në mbështetje të nënave dhe fëmijëve të Kosovës, çdo vit, individë dhe kompani solidarizohen me misionin e AMC, dhe mbledhin fonde për të mbështetur programet tona shëndetësore. Një shembull i ngjarjes që është organizuar për ne është: Meridian Express duke dhënë 10% të të gjitha fondeve për produkte specifike të shitura në dyqanet e tyre.
Teshavesha është një ndërmarrje shoqërore e themeluar nga AMC për riciklimin e produkteve të tekstilit duke mbështetur kështu parimet e gjelbra, për të trajnuar dhe avancuar gratë e komuniteteve te margjinalizuara dhe mbledhjen e fondeve për programet tona. Dëshironi të dhuroni rrobat tuaja të përdorura për misionin tonë? Ju mund të dhuroni në një nga dy dyqanet tona në Prishtinë.
Dëshironi të bëni një festë në mbështetje të misionit tonë? Kontaktoni info@amchealth.org për më shumë informacion.
Cili eshte sporti juaj i preferuar? A është golfi si miqtë tanë në Golf Street Charity Golf që mbledhin fonde për ne çdo vit? Apo është futbolli dhe basketbolli? Nëse dëshironi të organizoni një turne në mbështetje të AMC, ne do të dëshironim t'ju brohorisnim!
Eventet e organizuara për ne

Ngjarja Bamirëse 2 e Bank Street në SHBA
Dashamirës të sportit të golfit u mblodhën në Burning Tree Country Club në SHBA për lojë turneu për të ngritur fonde për kauza humanitare, përfshirë edhe atë të shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë. Ngjarja e vitit 2016 ngriti rreth $10,000 për nënat dhe fëmijët e Kosovës.

Ngjarja Bamirëse në Nju Jork
Për herë të parë, ANF organizoi mbrëmjen e saj bamirë se në Nju Jork më 2 nëntor, 2016, në lokalin e mirënjohur Russian Tea Room, ku mbi 100 persona u mblodhën dhe ngritën një shumë prej $44,630.00 përmes shitjeve të biletave si dhe sponzorimeve të korporatave.

Eventi për Bamirësi në Londër
Në Maj 2012 ne kemi organizuar një event bamirësie në Londër, UK, në mënyrë që të rritet vetdijësimi në Diasporën Shqipëtare për kushtet e vështira