Zgjidhen Kryetari dhe Zëvendës-Kryetari I ri I Bordit të të Besuarve

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë zgjodhi kryetarin dhe nën-kryetarin e ri të Bordit të Drejtorëve. Ardiana Bunjaku ka marrë pozitën e Kryetares së Bordit të Drejtorëve dhe Jehona Gjurgjeala pozitën e Zëvendës-Kryetares së Bordit, që nga shtatori 2014.

Ardiana Bunjaku është Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës – ShKÇAK – një nga organizatat më efektive, të qëndrueshme dhe suksesshme në Kosovë. Paralel arritjeve të mëdha, në 12 vitet e fundit ajo është pjesë e zhvillimit të profesionit të kontabilitetit dhe arsimit profesional në Kosovë.

Jehona Gjurgjeala ka përvojë shumë të gjërë në strategji dhe ekzekutim në sektorët fitimprurës dhe jo-fitimprurës. Në rolin e saj aktual si Drejtoreshë e Menaxhimit të Marrëdhënies me Klientë në Egencia (pjesë e Expedia Inc) në Angli ajo udhëheq një numër të madh të projekteve komerciale me ndikim të madh në biznesin global.

Bordi i Drejtorëve në fondacionin Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është organi më i lartë me statutin e fondacionit, përgjegjës mbi qeverisje dhe vendim-marrje në Aksion.