U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me QKMF në Mitrovicë
14.03.2016
Prishtinë, 14 mars 2016-
Sot u mirëpritëm nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Dr. Fevzi Sylejmani dhe ekipi i tij, me ç’rast nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për hapjen e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas (QISHG) në Mitrovicë.
Ky lokacion në Mitrovicë njëherit shënon edhe pikën 5 të funksionimit të shërbimeve edukative të QISHG-së. Këto Qendra Informuese po punojnë në përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës duke fuqizuar rolin e gruas në procesin e shtatëzanisë dhe vendim-marrje për procesin e lindjes. Shërbimet e QISHG-së tashmë po bëhen shërbime të integruara të mjekësisë familjare me ç’rast ndikohen edhe indikatorët e cilësisë dhe kënaqshmërisë së pacientit/klientit të shërbimeve shëndetësore.
QISHG-të ofrojnë shërbime edukative për gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre nga informatat bazike rreth kujdesit e deri tek ushtrimet fizike për lindje, në një ambient interaktiv dhe relaksues.
Në vizitë u bashkua edhe Dr. Drita Lumi nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj për të ndarë eksperiencën e integrimit të shërbimeve të QISHG-së në kuadër të shërbimeve ditore për nënat dhe fëmijët.
Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas në Mitrovicë do të hapet së shpejti.