U bë lansimi i librit ‘Ditari i Nënës’ udhërrefyesi për hapat e prindërimit

20 Qershor, Prishtinë

Sot, në Librarinë Dukagjini u bë lansimi i librit ‘Ditari i Nënës’ udhërrefyesi për hapat e prindërimit, libër ky i shkruar nga Albiona Beselica Beha nga Fondacioni Action for Mothers and Children, i cili nga data 20 Qershor do shitet eksluzivisht në Librarinë Dukagjini. Ky libër është i bazuar në dëshmi shkencore, informata të cilat janë marrë nga organizata ‘March of Dimes’ dhe ueb faqja beba-ks.

Libri ‘Ditari i Nënës’ është libër me informata të sakta rreth një shtatzënie dhe foshnje të shëndoshë. Ky ditar i përcjell nënat e reja përgjatë periudhës së shtatzënisë duke i udhëzuar për hapat drejt një
shtatzënie sa më të mirë. Nënat mund ta shfrytëzojnë këtë ditar si një kujtim për fëmijën dhe periudhën
më të mirë të jetës, duke ruajtur çdo përjetim, kujtim apo sfidë në rrugëtimin e të qenët prind.

Libri ‘Ditari i Nënës’ është përmbledhje me informata për periudhën më të bukur të jetës, për
shtatzëninë dhe të qenët nënë. Si fondacion jemi të lumtur që kemi pas mundësinë të krijojmë dicka
shumë të veçantë dhe të nevojshme për secilën vajzë/grua e cila planfikon të bëhet nënë” theksoi
Albiona Beselica Beha- AMC, autore e librit.

Ky libër nuk do realizohej pa kontributin e dhënë nga znj. Melinda McKay, Dr. Drita Lumi- Demiri, Dr.
Florina Ushaku-Grezda, znj. Rrezearta Reka, Dr. Sami Uka dhe Skënder Berisha . Gjithashtu, Libraria
Dukagjini, Stone Castle dhe Telegrafi dhan kontribut të veçante në ngjarjen e lansimit të librit ‘Ditari i
Nënës’.