Ruaje Datën dhe bëhuni pjesë e Mbrëmjes Bamirëse ‘Shpëto Jetë’

2 Prill, 2019, Prishtinë

Ruaje datën për t’u bërë pjesë e një mbrëmje filantropie në qytetin e bukur të Cyrih-ut, Zvicër, për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Kjo mbrëmje e bamirësisë do të mbahet në Marriott Hotel Cyrih me datën 10 Maj 2019 nga ora 19:00.

Kjo mbrëmbje është organizuar nga Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)’ dhe bashkë-organizuesit Agron Abrashi, Omer Dzemali, Sevdail Tahiri dhe të gjithë kemi kënaqësinë të ju ftojmë të bëheni pjesë e Mbrëmjes Bamirëse në Hotelin Marriott, Cyrih.

Kjo mbrëmja përfshinë Muzikë, Rrjetëzim, Koktel dhe Ankand të Qetë. Për të qenë pjesë e kësaj ngjarje bamirëse biletën tuaj mund ta siguroni përmes platformës Jamatu në vegzën e mëposhtme http://bit.ly/2OvBN3l

Të gjitha shitjet e biletave do të orientohen për mbështetjen e programeve të Fondacionit në Kosovë, specifikisht në: furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zhvillimin e sistemit të transportit neo-natal dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna‘ .