Po mbahen trajnimet simuluese për programin e Sistemit të Trasportit Neonatal
04.04.2018
03 Prill 2018, Prishtinë
Sot filluan të mbahen trajnimet simuluese për stafin mjekësorë në njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal në QKUK, Prishtinë, dhe në spitalet rajonale në Pejë, Gjakovë, dhe Gjilan. Këto trajnime simuluese kanë për qëllim transportin e sigurtë të foshnjeve nga spitalet rajonale në Klinikën e Neonatoligjisë në Prishtinë.
Ekipi i ekspertëve nga Dartmouth Hitchcock Medical Center në SHBA tani janë në Kosovë për të mbajtur këto trajnimet për transportin e sigurtë të foshnjeve nga spitalet rajonale në Prishtinë.
“I jemi falenderues ekipit të ekspertëve nga Dartmouth si dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë që gjithmonë na dalin në ndihmë në nismat tona të përmiresimit të shërbimit për foshnjet tona. Ky është shërbim i ri në Klinikën tonë dhe po synojmë ta bëjmë model të kujdesit të foshnjeve tona për nevojat e transportit nga spitalet rajonale për në klinikën tonë në QKUK” theksoi Dr. Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, Prishtinë
Ky program është inicuar nga Klinika e Neonatologjisë në Prishtinë dhe është mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, Solidar Suisse dhe Aksioni per Nëna dhe Fëmijë.