Partneriteti i ANF-së me organizatën ndërkombëtare Americares

15 Tetor, Connecticut

Miqët tanë nga Americares, janë ata të cilët që nga përfundimi i luftës kanë bërë një ndryshim të madh në jetën e foshnjave në Kosovë duke ju dhënë një mundësi për të mbijetuar. Sot, Drejtoresha Ekzekutive Mrika Aliu kishte nderin ta vizitonte organizatën amerikane në Connecticut, ku falenderoi organizatën për punën e bërë në Kosovë dhe në të njejtën kohë ndau me ta shumë histori të foshnjeve të cilët kan mbijetuar  falë donacioneve të Americares. “Ne si organizatë nuk mund të ju falënderojmë sa duhet për ndihmen e dhënë për uljen e vdekshmërisë së fëmijëve në Kosovë. Ne së bashku kemi bërë një ndryshim të madh në Kosovë” tha Mrika Aliu nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë