Njoftohuni me Bordin Këshillues

08 Gusht 2019, Prishtinë

Action for Mothers and Children ka kënqësinë të ju prezentoj anëtarët më të rinjë të Bordit Këshillues të cilët tani janë pjesë e organit menaxhues të AMC-së për të ofruar këshilla strategjike në vendimmarrje drejt përmbushjes së misionit të AMC-së.

Aferdita Ademi-Osmani
Aferdita Ademi-Osmani është Doktoreshë dhe Eksperte e Lartë e Shëndetit Publik me më shumë se 20 vite përvojë si Menaxhere dhe Koordinatore e projekteve komplekse të shëndetësisë ndërkombëtare dhe ka përvojë pune në Kosovë, Maqedoni, Slloveni dhe Zvicër. Ajo ka aftësi shumë të mira në facilitimin, hartimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave shëndetësore, si dhe sigurimin e pjesëmarrjes dhe koordinimit aktiv dhe gjithëpërfshirës të shumë palëve (ajo siguron asistencë teknike dhe ka punuar me një numër të Ministrave të Shëndetësisë).

Drin Kukaj
Drin Kukaj diplomoi nga Universiteti Pace dhe vazhdoi karrierën e tij në Sektorin Financiar. Drini është një partner menaxhues në Premier Consulting Partners ku ofron shërbime konsulence për planifikimin financiar, menaxhimin e aseteve dhe përfitimet e punonjësve. Puna e tij si vullnetar në organizatat bamirëse përfshinë punën aktive në Habitat for Humanity in Westchester, e cila mbledh fonde dhe për të ndërtuar shtëpi për veteranët. Drini gjithashtu është një donator aktiv për projektin The Wounded Warriors.

Merita Stavileci Mustafa
Merita Stavileci Mustafa ka një përvojë të gjerë në zhvillimin e bashkëpunimeve dhe në mbështetje për reformat e politikave publike në shumë fusha. Ajo ka përfunduar studimet Master në fushën e Shkencave Politike dhe Menaxhment nga Universiteti i Londrës, MB, dhe ka ndjekur trajnime të shumta ku është çertifikuara në menaxhment, menaxhimin e projekteve dhe shëndetin publik. Merita aktualisht mban postin e Zyrtarës të Lartë të Programit Kombëtar në Zyrën Zvicerane të Bashkëpunimit në Prishtina dhe është përgjegjëse për hartimin dhe drejtimin e programeve mbështetëse në sektorin e shëndetësisë.