Në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) u dhuruan donacion 6 llaptopë me vlerë 3,780 euro nga Action for Mothers and Children

Pas trajnimeve të punonjësve shëndetësorë dhe stafit të linjave që pranojnë raportimet e dhunës në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, vazhduam sot me mbështetjen për këtë institucion duke dhuruar donacion gjashtë laptopë 💻 në vlerë 3,780 euro, të cilët do të përdoren për regjistrimin e rasteve dhe mirëmbajtjen e databazave. Me këtë donacion, i cili erdhi si nevojë për të rritur intenzitetin e punës së palodhshme në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV), e përmbyllëm edhe simbolikisht përfundimin e fushatës ”16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Baza Gjinore”, fushatë kjo e cila shënohet çdo vit.
Ky donacion u dhurua në kuadër të projektit që adreson dhunën në baza gjinore i mbështetur nga Fondi Kanadez për Inicitativa Lokale (CFLI) si dhe falë fondeve të ngritura së bashku me Iniciativën për Komunitet të punëtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).