Ministri Ferid Agani mirëpret Dr. George Little dhe Dr. Barry Smith nga Dartmouth, SHBA

Në mars të 2014-tës, Dr. George Little – Anëtar Bordi në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë dhe Profesor i Pediatrisë e Obstertikës/Gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë Geisel në Dartmouth dhe Qendrën Mjekësore Dartmouth-Hitchcock, si dhe Dr. Barry Smith – Profesor i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë, Udhëheqës Meritor në Qendrën e Mjekësisë Dartmouth-Hitchcock, vizitojnë Ministrin Ferid Agani për të kuptuar edhe më shumë se si Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, përmes partneriteteve me Dartmouth, mund të ndihmojë më shumë reformat e ministrisë në shëndetësi.

Dr. Little dhe Dr. Smith gjithashtu vizituan Qendrën për Shëndetin dhe Mirëqenien e Gruas, Klinikën e Gjinekologjisë dhe Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.