“Meet Us Halfway” Edicioni i 8-të: Një Mbrëmje Solidariteti dhe Mbështetjeje për Nënat dhe Fëmijët në Kosovë
22.10.2024
Të premten, më 18 tetor, u mbajt edicioni i 8-të i ngjarjes gala për mbledhjen e fondeve Meet Us Halfway, e cila mblodhi së bashku shumë individë të suksesshëm nga fusha e mjekësisë, komuniteti i biznesit dhe mbështetës të tjerë të cilët mbështesin misionin e Action for Mothers and Children (AMC). Ngjarja vuri në pah përkushtimin e palëkundur të AMC për të përmirësuar kujdesin shëndetësor për nënat dhe fëmijët në Kosovë.
Drejtorja ekzekutive Rina Demiri Spahija, hapi mbrëmjen duke theksuar rolin jetësor të AMC në forcimin e sistemit shëndetësor, duke kujtuar gjithashtu se krijimi i një të ardhmeje më të shëndetshme kërkon përpjekje të përbashkëta nga secili prej nesh.
Folësja kryesore, znj. Emina Cunmulaj,filantrope dhe avokuese në fjalën e saj theksoi nevojën urgjente për medikamente esenciale, pajisje mjekësore dhe trajnime të vazhdueshme për profesionistët e shëndetësor, dhe ndau se si ishte u inspirua nga puna e AMC-së dhe ofroimbështejen e saj ndaj misionit tonë.
Të ftuarit specialë, si ish-kongresmeni dhe avokuesi i kahershëm për kauzën shqiptare Joseph DioGuardi, Dr. Donald Kollisch dhe Dr. Agron Abrashi, ndanë përvojat e tyre për punën e tyre të rëndësishme në Kosovë, e përqendruar në përmirësimin e sistemit shëndetësor për nënat dhe fëmijët.
Kjo mbrëmje ishte një natë shprese, përkushtimi dhe solidariteti, teksa pjesëmarrës nga fusha të ndryshme u bashkuan për të mbështetur misionin e AMC për të siguruar një të ardhme më të shëndetshme dhe më të ndritur për të gjithë.
Ne poashtu kishim nderin të kishim prezent z.Blerim Reka Ambasador dhe Shef i Misionit në Konsulatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York si dhe Violeta Berishës Kryetare e Komunës së Fairview NJ Township.
Në fund, shprehim falënderimet tona të sinqerta për të gjithë pjesëmarrësit, mbështetësit dhe donatorët që kontribuan në suksesin e kësaj ngjarjeje.
Përkushtimi dhe bujaria juaj luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetje të punës së vazhdueshme të Action for Mothers and Children drejt një të ardhmeje më të shëndetshme për nënat dhe fëmijët në Kosovë.
Së bashku, ne mund të vazhdojmë të bëjmë një ndikim të rëndësishëm dhe të krijojmë një të nesërme më të ndritur për të gjithë.
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni i AMC-së është shpëtimi i jetëve dhë përmirësimi i shëndetit të foshnjeve, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.