Mark Kosmo i bashkohet Bordit të Drejtorëve të ANF-së!

-Prishtina, 12 Tetor 2017

Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë për bashkangjitjen e një anëtari të ri në Bordin e Drejtorëve të fondacionit tonë, Z. Mark Kosmo.
Mark Kosmo është kryesues i Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane të Masaçusets (MAAS/BESA) dhe bashkëthemelues i MAASBESA në vitin 2006. Ai aktualisht është kryeshef financiar i Grupit Mentor në Boston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka jetuar në Shqipëri dhe ka punuar atje si këshilltar i pavarur, si dhe ka punuar në Bankën Botërore në Shqipëri dhe Uashington D.C. si ekonomist. Z. Kosmo gjithashtu ka shërbyer si profesor i ekonimisë në Dartmouth College në Sh.B.A.

Z. Kosmo ka qenë anëtar i Bordit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC). Aktualisht është në Bordin e Drejtorëve të Tregimeve të Suksesshme Shqiptaro-Amerikane dhe Arkëtar për Koalicionin Këshilldhënës të Masaçusets për Imigrantë dhe Refugjatë. Z. Kosmo mban titullin Doktor (PhD) i Ekonomisë nga Universiteti i Uiskonsinit, dhe ka marrë diplomën universitare në Ekonomi dhe Matematikë në Universitetin e Masaçusetsit në Amherst. Marku gjithashtu është anëtar i bordit këshillues të organizatës Germin.

Për të parë listën e plotë të anëtarëve të bordit të drejtorëve të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë mund të çaseni përmes: http://localhost/eda/sq/kush-jemi-ne/bordi-i-drejtoreve/