Letra e Fundvitit!

Të dashur miq,

Ne ri-themeluam Aksionin për Nëna dhe Fëmije në vitin 2013 në Kosovë – të bashkuar duke besuar se çdo grua dhe fëmijë meriton një shansë për një jetë të shëndetshme dhe kujdes më të mirë shëndetësorë.

Çdo ditë, ju na keni dëshmuar se së bashku mund ta kthejmë këtë besim në realitet dhe të shpëtojmë jetët e të sapolindurve të pafajshëm, fëmijëve dhe nënave në Kosovë.

Djali që shihni në foto është Amari – ka lindur në vitin 2015. Ai mbushi 3 vjet këtë vit. Amari dhe nëna e tij Marigona janë krenaria e punës sonë të përditshme me nënat dhe fëmijët në vendin tonë. Kur Amar lindi, peshonte vetëm 1600 gram. Mjekët e Marigonës i thanë asaj se ishte shumë e vështirë për Amar të mbijetonte pasi mushkëritë e tij ishin të pazhvilluara, dhe kishte shumë pak shansa për mbijetesë. Por Amari është provë se ne mund t’i kalojmë sfidat. Është një ndjenjë e paimagjinueshme kur shohim foshnja të ribashkuara me nënat e tyre, duke u rritur, duke luajtur, duke shkuar në shkollë dhe duke ndarë ëndrrat e tyre për tu bëre mësues, futbollist, këngëtar, mjekë apo astronaut😊.

Tani, nënat dhe fëmijët në Kosovë janë duke u përballur me një krizë shëndetësore, me një normë të lartë të lindjeve parakohe, kujdes të dobët antenatal, kequshqyerje gjatë shtatëzanisë dhe fëmijërisë, rritje të sëmundjeve të frymëmarrjes, rritje të rasteve të kancerit etj. Përmes edukimit, furnizimeve, hulumtimit dhe avokimit, ne mund ta kalojmë këtë krizë dhe të ndihmojmë gratë dhe fëmijët tanë të marrin kujdes sa më të mirë shëndetësor.

Disa nga arritjet e këtij viti u bënë të mundura falë mbështetësve të qëndrueshëm si ju. Lexo më shumë rreth arritjeve tona gjatë vitit 2018 këtu.

Të gjitha këto arritje nuk do të kishin qenë të mundura pa mbështetjen tuaj. Pra, këtë herë si pjesë të festave të fundvitit, ne po ju shkruajmë për të ndarë falenderimet tona më të thellë dhe më të sinqerta për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve. Ne premtojmë se do të punojmë më shumë për të ngritur zërin e grave dhe fëmijëve për të drejtën e tyre për kujdesin më të mire shëndetësor.

Si pjesë të strategjisë tonë gjatë viteve të ardhshme ne do të synojnë të ulim shkallën e vdekshmërisë së foshnjeve, shkallën e vdekshmërisë së fëmijëve, statistikave të morbiditetit dhe mortalitetit të grave, zvogëlimin e shkallës së dhunës tek fëmijët, si dhe inkurajimin e frymës filantropike në Kosovë dhe Diasporë.

Ne besojmë në njerëz si ju, të cilët me gjeste të vogla kanë ndikim të madh në jetët e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Ne ju falënderojmë përzemërsisht dhe presim partneritet të vazhdueshëm gjatë viteve të ardhshme.

Bordi dhe Stafi i ANF-së